Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIVERPOOL ECHO

Si e transformoi Rodgers Liverpoolin?

Si e transformoi Rodgers Liverpoolin?


Nga: Liverpool Echo

18 April, 2014 @13:33

Në terme interviste, ai ka qenë më impresiv se çdonjëri tjetër. Kur Brendan Rodgers u takua me pronarët e Liverpoolit, ai u paraqiti një dokument, 180 faqe të gjatë, që ndërroi të ardhmen e klubit. 

Plani

Plani ishte që të anulonte postin e drejtorit sportiv dhe t’ia ipte kontrollin total veri-irlandezit. Ajo që ishte edhe më impresive, dokumenti përbante detaje, të shkruara dalëngadalë në 15 vitet e kaluara - dhe përfshinte vizionin e klubit. 

Para se të arrinte marrëveshjen me Liverpoolin Rodgers kishte thënë: 

“Ua kam paraqitur një dokument të kulturës, filozofisë së lojës dhe planin për të ecur përpara. Një model, një shkurtesë se si punoj, çfarë lojtarë dua taktikisht dhe çfarë personalitetesh të lojtarëve. Vizioni është i thjeshtë. Së pari të fitohen sa më shumë trofe. Së dyti, të luajmë futboll aktraktiv, sulmues dhe të fitojmë ndeshje. Së treti, të sjellim sa më shumë lojtarë të rinj që mundemi.” 

Rëndësia

Se sa i rëndësishëm është ky dokument, shihet tash. Liverpool është në krye të Premier League dhe ka fatin në duart e veta. Katër fitore të radhës do të mund të përfundojnë agoninë 24 vjeçare të titullit, në vetëm 12 muaj pasi që përfunduan 28 pikë pas kampionit në fuqi, Manchester United. 

Askush nuk e di në të vërtetë jashtë drejtuesve të Liverpoolit dhe Rodgersit se çka përmbajnë ato 180 faqe në detaje, por duket se ato janë të thurrura me kujdes të artë. 

Rinia

Të kuqtë nga Anfield Road janë duke luajtur futboll atraktiv, sulmues, ndër më të mirin në Europë dhe në fakt kanë: Raheem Sterling, Jordan Henderson, Philippe Coutinho, Joe Allen dhe Jon Flanagan - që tregon se të rinjtë janë në ekip, nga brenda dhe nga jashtë. 

Si e transformoi Rodgers klubin dhe ekipin në një periudhë kaq të shkurtë? Në dy stinorët e kaluar në klub, ai ka mesatare prej 1.92 pikësh për ndeshje. Ndërsa vetëm këtë stinor ka 2.26 pikë për ndeshje. E sa për informatë, tre stinorë më parë, Liverpool kishte mesatare prej 1.52 pikë për ndeshje - që tregon më së miri kthesën e veri-irlandezit. 

5 pikat e supozuara

Echo e Liverpoolit, beson se i ka të qarta pesë pika të Brendan Rodgersit, përkundër se nuk e ka parë dokumentin në detaje. 

E ato janë: Vendimet e mëdha të mirren në fillim të stinorit, Dëshira për të ndërruar sistemin dhe stilin e lojës, Futja e lojtarëve të rinj në ekip, Leja që lojtarët e mëdhenjë të luajnë lojën e tyre dhe vendosjen e Steven Gerrardit më thellë në mesfushë. 


STURRIDGE

Lëndohet, mungon ndaj Norwich

Premier League

Lëndohet, mungon ndaj Norwich

17/04/14 @ 15:46

BARÇA

Java e ferrit

Champions League/La Liga

Java e ferrit

17/04/14 @ 15:36

REAL

Cristiano gati për Bayernin!

Champions League/La Liga

Cristiano gati për Bayernin!

17/04/14 @ 10:36

KUPA

Guingamp befason Monacon

Ligue 1

Guingamp befason Monacon

17/04/14 @ 09:36

MEDIA TALK

Inter po mundohet ta marrë sulmuesin e West Hamit

Premier League/Serie A/Transfere

Inter po mundohet ta marrë sulmuesin e West Hamit

30/07/23 @ 19:44

DANEZI NË OLD TRAFFORD

Rasmus Højlund - para zyrtarizimit te Manchester United

Premier League/Serie A/Transfere

Rasmus Højlund - para zyrtarizimit te Manchester United

30/07/23 @ 14:11

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

MEDIA TALK

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

04/07/23 @ 11:10

PREMIER LEAGUE

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

Premier League

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

21/06/23 @ 10:36

the GUNNERS

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

Champions League/Premier League/Transfere

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

14/06/23 @ 08:56

PARADA E FITUESVE

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

Champions League/Premier League

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

11/06/23 @ 23:51

MANCHESTER CITY KAMPION EVROPE

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

Champions League/Premier League

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

10/06/23 @ 23:03

CITY FITON EDHE KUPËN

Manchester City fiton edhe FA Cup

Premier League

Manchester City fiton edhe FA Cup

03/06/23 @ 21:08

POCH ZYRTARIZOHET TE CHELSEA!

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

Premier League/Transfere

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

30/05/23 @ 14:23


 
Të gjitha lajmet nga Premier League