KUPA

eurosport
Guingamp befason Monacon
17 April, 2014 @9:36
Monaco nuk ka arritur që të përballet me një skuadër modeste siç është Guingamp mbrëmë në gjysmëfinale të Kupës së Francës, duke pësuar disfatë 3-1 pas vazhdimeve.
Sulmuesi nga Mali, Mustapha Yatabare dhe turku Fatik Atik kanë shënuar në vazhdime, golat që i kanë sjellur fitoren e madhe Guingampit - që ka befasuar shumëkë me arritjen.
Në anën tjetër, Monaco përveç golit ta barazimit të shënuar nga Dimitar Berbatov në pjesë të parë të ndeshjes - më nuk ka arritur të shënojë, derisa mungesa e Radamel Falcaos duket se po i kushton shumë ekipit nga Principata.
Kështu, Guingamp ka arritur finales e Kupës së Francës ku do të ndeshet me Rennes.