COPA DEL REY - FINAL

Bale ia sjell Kupën Realit
16 April, 2014 @23:26
Mbretërit e Madridit kanë kthyer Kupën e Mbretit në kryeqytet pas tre viteve. Ka qenë uellsiani 100 milionësh Gareth Bale, që pas një sprinti 50 metërsh ka shënuar golin vendimtar të takimit 5 minuta para përfundimit të takimit.
Real Madrid ka qenë më serioz sa i përket rasteve të ndeshjes në përgjithësi dhe ka arritur që të kalojë në epërsi heret në ndeshje nëpërmjet Angel Di Marias.
Barcelona përkundër se nuk kishte raste konkrete në ndeshje, arriti të rikthehet në lojë me anë të golit të shënuar nga korneri, nga Marc Bartra - dhe në momentet kur kërkonte golin e fitores dhe mendohej se u këndell, Bale tregoi se pse ka kushtuar 100 milionë duke e sjellë Copa del Reyin te Merenguesët.
STATISTIKAT KRYESORE:
# | Barcelona | Real Madrid | |
Gola | 1 | 2 | |
Posedimi i topit | 65% | 35% | |
Offside | 5 | 1 | |
Kornerë | 7 | 5 | |
Kartonë të verdhë | 2 | 3 | |
Shtylla | 1 | 1 | |
Shuta në portë | 4 | 7 |