Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FFK

Finalja e Kupës më 7 qershor

BOROZANI/ Erdis Driza

Finalja e Kupës më 7 qershor


16 April, 2014 @15:05

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës ku janë shqyrtuar çështje të ndryshme.

Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv kanë debatuar rreth përgatitjeve të përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet e radhës që do të luhen me 21 dhe 25 maj kundër Turqisë, përkatësisht Senegalit, ndërsa është konstatuar se përgatitjet janë duke u zhvilluar sipas dinamikës së paraparë.

Në mbledhjen e sotme gjithashtu janë miratuar edhe oraret e garave për ndeshjet e barazhit dhe finales së Kupës së Kosovës.

Kështu, ndeshjet e barazhit për Ligën e Parë do të zhvillohen me 3 qershor, ndërsa ato të Superligës më 4 qershor, kurse vendi i zhvillimit të ndeshjeve do të caktohen pasi të mësohen emrat e skuadrave të cilat do të jenë në këtë garë.

Një tjetër vendim i caktuar sot ishte edhe caktimi i datës së finales së Kupës, që është vendosur të zhvillohet me 7 qershor.

Finalistët e Kupës së Kosovës do të mësohen pas ndeshjeve të kthimit të përballjeve gjysmëfinale Ferronikeli - Drita dhe Llamkos Kosova - Hajvalia, që do të zhvillohen me 7 dhe 8 maj. Siç dihet, në ndeshjet e para Ferronikeli dhe Drita luajtën baraz pa gola 0-0, derisa Hajvalia e kishte mposhtur Llamkos Kosovën me rezultat 3-1.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga