SUPERDERBI

El Clasico e Kupës, sonte finalja
16 April, 2014 @11:08
Barcelona dhe Real Madrid sonte do të takohen në duelin e radhës, të gjigantëve, të futbollit spanjoll e Botëror.
Skuadrat që përcillen më së shumti në botën e futbollit dhe derbi më i zjarrtë i Botës së futbollit - sot luhet për të vendosur fituesin e ri të Kupës së Mbretit të Spanjës, apo Copa del Rey, siç i thonë vetë ata.
Deri këtu, në finale, të dyja skuadrat kanë arritur pa asnjë humbje. Barcelona ka shënuar gati dyshin e golave të Real Madridit 25-13, derisa madrilenët kanë një karakteristikë impresive - ata nuk kanë pësuar ende gol në këtë edicion të kësaj gare.
Njëra ndër viktimat e Real Madridit, së fundi në gjysmëfinale, ka qenë edhe rivali lokal që vitin e kaluar befasoi të gjithë duke e fituar trofeun në finalen e Santiago Bernabeut. Atletico kishte mposhtur Realin 2-1 për të ngritur Kupën, derisa pas golit të epërsisë nga Cristiano Ronaldo (15’), Diego Costa (35’) kishte barazuar, e në vazhdime Miranda (98’) kishte shënuar për të bërë befasinë e ekipit të udhëhequr nga Diego Simeone.
Në rrugë për finale, Real Madrid, këtë stinor ka eliminuar ekipe si Cartagena, Getafe, Levante dhe Real Sociedad.
Në anën tjetër, Real Madrid ka pasur dukshëm rival më të fortë në këtë rrugë. Ekipi i udhëhequr nga Carlo Ancelotti ka eliminuar radhazi: Olimpic de Xativa, Osasuna, Espanyol dhe Atletico Madrid.
Ndeshja finale luhet në stadiumin e nxehtë të Valencias, Mestalla, me fillim prej orës 21:30.
COPA DEL REY 2013/14
Barcelona | Real Madrid | ||
Fitore | 7 | 7 | |
Barazim | 1 | 1 | |
Humbje | - | - | |
Gola të shënuara | 25 | 13 | |
Gola të pësuara | 4 | - | |
Shënime nga penalltia | 1 | 3 | |
Shënime nga gjuajtjet e lira | - | 1 | |
Shënime me kokë | 3 | 2 | |
Pasimet | 6,473 | 4,661 | |
Saktësia e pasimeve | 90.1% | 86.7% | |
Krosimet | 203 | 130 | |
Faullimet e bëra | 88 | 106 | |
Karton të verdhë | 15 | 16 | |
Karton të kuq | - | 1 |