EMIRATES

Kthehen në pozitën e katërt
15 April, 2014 @22:40
Arsenal ka arritur të mposht West Ham Unitedin në derbin e Londrës të zhvilluar në Emirates 3-1.
Përkundër se mysafirët kanë qenë të parët që kanë arritur epërsinë në ndeshje, djelmoshat e Arsene Wengerit nuk janë dëshpëruar dhe kanë vazhduar luftën - së pari duke arritur barazimin e pastaj edhe golat e fitores.
Sulmuesi gjerman, Lukas Podolski ka qenë i disponuar sonte, duke shënuar dy herë në fitoren e ekipit të tij.
Kim Kallstrom, transferi i fundit i këtij stinori për Arsenalin, ka zhvilluar ndeshjen e parë të tij nga minuta e parë, pas lëndimit, derisa edhe goli i shënuar nga Olivier Giroud ka qenë i mirëseardhur për ekipin që po kërkon kualifikim në Ligë të Kampionëve, nëpërmjet vendit të katërt dhe trofeun e parë që nga viti 2005, duke pritur finalen e League Cup.
Arsenal është aktualisht në pozitën e katërt, por ka një ndeshje më shumë të zhvilluar se rivali kryesor për këtë pozitë, Everton.
Ndeshjen e radhës Arsenal, për ironi, e luan ndaj Hull City, ekip ky me të cilin do të takohet edhe në finale të Kupës së Ligës.
Rezultatet dhe tabela aktuale.