SHKON TITULLI

Macet e zeza ndalin Cityn
16 April, 2014 @23:03
Manchester City ka humbur dy pikë të rëndësishme në garë për titull të kampionit. Ata sonte me një fjalë kanë shpëtuar një pikë, në ndeshjen që ishin duke e humbur nga Sunderland, që po lufton për mbijetesë.
Përkundër se e morrën epërsinë që në fillim të takimit në saje të brazilianit Fernandinho, ‘qytetarët’ e panë veten në disavantazh kur pranuan dy gola në periudhën prej minutës 73 deri në 83.
Ishte sulmuesi Connor Wickham i Sunderlandit që shënoi dy herë për ekipin luftarak të Gustavo Poyetit, që i dha goditjen Cityt.
Sidoqoftë, pas një gabimi të portierit Vitto Mannone, Samir Nasri arriti të barazojë rezultatin një minutë para fundit të takimit, por në luftë për titull - tashmë Liverpooli pritet ta thotë fjalën kryesore.
Rezultatet dhe tabela aktuale.