EDMOND KAPLLANI

FSV Frankfurt Official Site
Edhe dy vite me Frankfurtin
16 April, 2014 @21:13
Edmond Kapllani së paku edhe dy vite do të jetë pjesë e skuadrës FSV Frankfurt. Sulmuesi shqiptar ka rinovuar sot kontratën me skuadrën e tij, që do ta mbaj atë në ekipin nga Frankfurti deri më 30 qershor të vitit 2016.
“Do të jem edhe dy vite të tjera me fanellën e FSV Frankfurt. Ndihem shumë rehat këtu dhe jam i bindur se do të arrijmë të mbesim në ligë,” ka thënë ndër tjerash Kapllani me rastin e nënshkrimit të kontratës së re, citon webfaqja e klubit.
Kapllani këtë stinor ka shënuar dhjetë gola në 26 ndeshje duke qenë golashënuesi i gjashtë më i mirë në ligë.
Pjesë e FSV Frankfurtit janë edhe dy shqiptarët e tjerë, Odise Roshi dhe Faton Toski.