BARÇA

Java e ferrit
17 April, 2014 @15:36
Disfata prej 2-1 e Barcelonës nga Real Madridi mbrëmë në Kupën e Mbretit, është shumë afër ta lë ekipin katalanas pa asnjë trofe të rëndësishëm, për herë të parë në 6 vitet e fundit.
Përkundër se ata në fillim të stinorit fituan Superkupën e Spanjës në finale ndaj Atletico Madridit, largimi i hershëm nga Liga e Kampionëve, humbja në finale dhe disfata 1-0 nga Granada në La Liga së fundi - si duket po e kompleton javën e ferrit për Blaugranat.
Vetëm një javë më parë, Barcelona synonte të përsëriste kurorën e trefishtë nga stinori 2008/09 - La Liga, Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve.
Tata Martino ka thënë se ardhmëria e tij në klub nuk varet nga trofetë.
“E ardhmja ime nuk do të ndryshojë përkundër se kemi humbur gjithçka në këtë javë, ashtu si nuk do të ndryshonte edhe po t’i kishim fituar këto ndeshje,” është cituar të ketë thënë trajneri argjentinas që erdhi në fillim të stinorit për të zëvendësuar Pep Guardiolan.
Tashmë Barcelona të gjitha forcat do t’i drejtojë në La Liga, përkundër se nuk varet nga lojërat e saja. Duke ditur se gati të gjithë lojtarët e saj janë pjesë e Kampionatit Botëror, Martino do të duhet të gjejë formulën e shpejtë të këndelljes dhe atë që në ndeshjen e parë të tyre ndaj baskëve - Athletic Bilbao në fundjavë.