STURRIDGE

REUTERS
Lëndohet, mungon ndaj Norwich
17 April, 2014 @15:46
Sulmuesi anglez i Liverpoolit, Daniel Sturrdige, është lënduar, por jo rrezikshëm dhe pritet të mungojë në fundjavë në ndeshje ndaj Norëich Cityt.
Ekipi nga Anfield Road, që është duke e kërkuar titullin e parë të Premier League këtë stinor, ka gjasa të mira ta fitojë atë dhe më shumë për faktin se gjithçka ka në duart e veta.
“Ai nuk do të luaj ndoshta këtë javë, por lëndimi nuk është serioz, kjo gjë është me rëndësi,” ka thënë për Eurosport, trajneri uellsian Brendan Rodgers, që është vetëm katër xhiro larg që t’ia jep Liverpoolit titullin aq shumë të kërkuar.
Ish futbollisti i Chelseat dhe Manchester Cityt, Daniel Sturridge, ka shënuar 20 gola këtë stinor. Sulmuesi 24 vjeçar është treguar të jetë vdekjeprurës për kundërshtarët në partneritet me sulmuesin uruguajan Luis Suarez.
Liverpool titullin e fundit në ligën elite të futbollit anglez e ka fituar në vitin 1990, derisa Premier League daton nga stinori 1991/92.