LOJTARI I VITIT

Tre kandidatë nga Liverpool
18 April, 2014 @15:03
Kapiteni Steven Gerrard dhe sulmuesit Luis Suarez e Daniel Sturrdige - janë përzgjedhur si futbollistët në listën e ngushtë për tu shpallur lojtari i vitit në Premier League.
Treshja e Liverpoolit vetëm se tregon lojën e të kuqve të Brendan Rodgers gjatë këtij stinori, derisa Adam Lallana, Eden Hazard dhe Yaya Toure - kompletojnë listën e ngushtë të kandidatëve.
Për më tepër, Sturrdige dhe Hazard janë edhe në listën e lojtarit të ri të vitit bashkë me Raheem Sterling, Ross Barkley, Aaron Ramsey dhe Luke Shaw.
Bastoret angleze kanë vendosur sulmuesin uruguajan të Liverpoolit, Luis Suarez, si favorit për çmimin e lojtarit të vitit në Premiership, derisa te të rinjtë, favorit është Hazard i Chelseat.
KANDIDATËT PËR LOJTARIN E 2013/14 NË PREMIER LEAGUE:
Kandidatët për futbollistin e vitit nga Premier League: | Luis Suarez (Liverpool), Daniel Sturridge (Liverpool), Steven Gerrard (Liverpool), Adam Lallana (Southampton), Eden Hazard (Chelsea) dhe Yaya Toure (Manchester City) | ||
Kandidatët për futbollistin më të mirë të ri të vitit nga Premier League: | Eden Hazard (Chelsea), Daniel Sturrdige (Liverpool), Ross Barkley (Everton), Raheem Sterling (Liverpool), Luke Shaw (Southampton) dhe Aaron Ramsey (Arsenal) |
Koeficientet e bastoreve angleze për lojtarin e vitit:
1 | Luis Suarez | Liverpool | 12.00 | |
2 | Steven Gerrard | Liverpool | 14.00 | |
3 | Daniel Sturridge | Liverpool | 33.00 | |
4 | Yaya Toure | Manchester City | 33.00 | |
5 | Eden Hazard | Chelsea | 33.00 | |
6 | Adam Lallana | Southampton | 66.00 |
Koeficientet e bastoreve angleze për lojtarin e ri të vitit:
1 | Eden Hazard | Chelsea | 1.25 | |
2 | Daniel Sturridge | Liverpool | 1.50 | |
3 | Ross Barkley | Everton | 14.00 | |
4 | Aaron Ramsey | Arsenal | 33.00 | |
5 | Raheem Sterling | Liverpool | 33.00 | |
6 | Luke Shaw | Southampton | 50.00 |