Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERLIGA SOT

Prishtina fundos Trepçën

BOROZANI/ Arkiv/ Erdis Driza

Prishtina fundos Trepçën


18 April, 2014 @21:43

Sulmuesi që erdhi në miniafatin kalimtar dimëror nga Trepça’89 në Prishtinë, Kastriot Rexha, ka arritur që të shënojë golin e parë për skuadrën e tij të re pas dy muajve. 

Rexha ia dha nismën e golave ekipit të Suad Keçit sot, ku ky i fundit arriti fitoren e parë si trajner i Prishtinës, prej se u largua Afrim Tovërlani nga kampioni në fuq i Kosovës. 

Prishtina ishte shumë më e mirë se Trepça gjatë gjithë ndeshjes dhe rezultati 3-0, përkundër terrenit të rrëshqitshëm ishte dominuese duke krijuar raste e edhe shënuar. 

Argjend Malaj dhe Berat Ahmeti shënuan për të fundosur Trepçën tashmë të rrezikuar deri në fyt, për përfundimtaren 3-0. 

Drenica e pamëshirshme ndaj Ferronikelit

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot në kuadër të Superligës, Drenica mposhti Ferronikelin në derbin lokal me rezultat minimal 1-0. Një penallti e akorduar në pjesë të dytë dhe realizimi i saj nga Sami Geci, bëri dallimin e mjaftueshëm për të gjetur fituesin e ndeshjes. 

Rezultatet dhe tabela aktuale, para ndeshjeve të tjera të kësaj xhiroje


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga