Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Bayern i jep mbi 50 mln.€ për brazilianin e Leedsit

Bayern i jep mbi 50 mln.€ për brazilianin e Leedsit


26 December, 2021 @9:25

Pesëdhjetë milionë euro është thënë që do t’i jep Bayern për të siguruar kartonin dhe shërbimet e brazilianit të Leeds Unitedit, Raphinha!

Dhe marrëveshja pritet të përfundojë në janar të vitit 2022, derisa Raph ka tetë gola të shënuara dhe një asist në Premier Ligë deri tash - vetëm në stinorin 2021/22 kuptohet.

Si mediat angleze, ashtu edhe ato tjera të afërta me Bayernin kanë bërë të ditur se ekipi ka marrë dritën e gjelbër nga Julian Nagelsmann, ndërsa bavarezët po shikojnë të gjitha opcionet në dispozicion në ndërkohë për të vendosur përfundimisht, pas festës së Vitit të Ri.

Mesfushori i krahut, Raphael Dias Belloli, siç është emri i plotë i Raphinhas, ka lindur në Porto Alegre, ndërsa më 14 dhjetor ka mbushur të 25-tat. Ai prej vitit 2015 është në futbollin evropian, ndërsa prej Vitoria Guimaraesit kishte kaluar në Sporting më 2018, para se të shkojë në Rennes në sezonin 2019/20, prej ku menjëherë u “nis” për Leeds.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League