Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CLUB WORLD CUP

Bayern lehtë në finale

REUTERS

Bayern lehtë në finale


17 December, 2013 @22:45

Kampioni aktual europian, Bayern Munchen, ka arritur lehtësisht të përballojë pengesën kineze në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Klubeve që sivjet po mbahet në Maroko të Afrikës Veriore. 

Skuadra e Pep Guardiolës ka qenë disa herë më e mirë se ajo e strategut të famshëm italian, Marcelo Lippi, që po vazhdon karrierën e tij në Kinë. 

Futbollisti më i mirë i Europës për stinorin e shkuar, Franck Ribery ka sjellë epërsinë për Bayernin në minutën e 40-të të ndeshjes, derisa shumë shpejtë Mario Mandzukic (44’) ka ngritur epërsinë në 2-0. 

Nuk ka zgjatur shumë, pas pushimit 15 minutësh edhe mesfushori gjerman, Mario Gotze, ka shënuar në minutën e 47-të të ndeshjes për rezultatin përfundimtar të ndeshjes, përkundër se bavarezët kishin një morri rastesh deri në fund të takimit karshi Guangzhousë. 

Për më tepër, Xherdan Shaqiri është futur në 20 minutat e fundit të ndeshjes për tu bërë shqiptari i parë që merr pjesë dhe paraqitet në fushë në Kampionatin Botëror të Klubeve, garë kjo ku luajnë kampionët e Konfederatave të FIFA-së. 

Shaqiri ka treguar cilësitë e tij në ndeshje duke u aplauduar edhe nga vetë Guardiola për lojën e tij. 

Bayern në finale të Kupës Botërore të Klubeve pret fituesin e gjysmëfinales tjetër që zhvillohet nesër ndërmjet marokenëve të Raja Casablanca dhe Atletico Mineiros braziliane. 

Finalja luhet të shtunën me fillim në ora 20:30. 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga