KURDISJET

REUTERS
Bastisen shtëpitë e Gattusos dhe Brocchit
17 December, 2013 @13:46
Katër persona janë arrestuar nga policia italiane sot, derisa shtëpitë e Genarro Gattusos si dhe të Christian Brocchit janë bastisur duke u kërkuar për dëshmi kurdsijeje ndeshjesh.
Sipas njoftimeve të La Gazzetta dello Sport, asnjëri prej të arrestuarëve nuk është ose nuk ka qenë futbollist, derisa autoritetet janë duke i shikuar nga afër edhe ndeshjet e ekipeve më të mëdha si: Milan, Juventus dhe Inter.
Ndeshjet nën mikroskop janë: Milan-Lazio, Chievo-Milan (të dyja të shkurtit të vitit 2011), Milan-Bari (mars 2011), Juventus-Lazio (prill 2012) dhe Palermo-Inter (prill 2013).