FIFA SUSPENDON

S’ka Botëror për Simunicin
16 December, 2013 @21:23
Komiteti Disciplinor i FIFA-së ka marrë vendim që të suspendojë mbrojtësin kroat Josip Simunic pas thirrjeve të tij pronaziste, që përdoreshin në LIIB nga lëvizja fashiste kroate e quajtur Ustashi, shkruan në njoftimin e shtëpisë botërore të futbollit sot.
Me këtë, Simunci merr dënim prej 10 ndeshjeve moslojë me përfaqësuesen kroate, që do të thotë se do të mungojë në Kampionatin Botëror, Brazili 2014.
“Pasi që i morrëm parasysh të gjitha rethanat dhe çështjen, Komiteti vendosi për suspendim 10 ndeshjesh,” shkruan në njoftimin e FIFA-së.
Në fitoren e Kroacisë ndaj Islandët më 19 nëntor, Simunic, kroat i lindur në Australi, kishte marrë mikrofonin në stadiumin Maksimir të Zagrebit dhe kishte vrapuar drejt publikut duke thirrur “Za Dom” (Për atdheun), derisa publiku ia ktheu “Spremi” (Gati). Kjo thirrje, është e lidhur me Ustashët e LIIB-së, që kanë qenë të lidhur me nazistët në përndjekjen e çifutëve, serbëve, jevgjive dhe kroatëve anti-fashist.
Përveç 10 ndeshjeve moslojë, ai është dënuar edhe me 30 mijë franga zvicerane si dhe me ndalesë futjeje në stadiume, derisa të kryejë suspendimin.
Simunic është bashkëlojtar i kosovarit Fatos Beqiraj në Dinamo të Zagrebit.