HOTSPUR

bbc
Sherwood, trajneri i Tottenhamit
16 December, 2013 @20:45
Ish futbollisti i Tottenhamit, Tim Sherwood, do të zëvendësojë portugezin Andre Villas Boas të larguar sot nga detyra e tij si trajner i ekipit të poshtëruar dje nga Liverpool 5-0 në White Hart Lane.
Sherwood i cili suksesin më të madh në karrierë e ka pasur me Blackburn Roversin, kur ka fituar titullin e kampionit në Angli në vitin 1995, në një ekip me super sulmuesin anglez, Alan Shearer, deri më tani nuk ka udhëhequr ndonjë ekip të futbollit dhe ka punuar si analist në televizionet lokale.
Sherwood ka qenë kapiten i Blackburnit në atë kohë, derisa është bërë edhe më i famshëm kur trajneri i klubit Kenny Dalglish dëshrionte ta merrte dyshen e Bordeaux-së, Zinedine Zidane dhe Christophe Dugarry, por kreu i klubit i pat thënë Dalglishit: ”Çka të duhet Zidane kur e ke Sherwoodin në ekip!”.
Sherwood ka qenë në stafin e gjërë të trajnerëve të ekipit të Tottenhamit që prej vitit 2008.