SERGIO AGUERO

REUTERS
Një muaj jashtë fushave
16 December, 2013 @15:14
Argjentinasi Sergio Aguero që po shkëlqen me Manchester Cityn do të mbetet për një muaj jashtë fushave për shkak të lëndimit të kofshës së këmbës.
Sulmuesi i përfaqësueses argjentinase morri lëndim në ndeshjen e djeshme ku Manchester City mposhti Arsenalin 6-3, derisa trajneri kilian i ekipit Manuel Pellegrini konfirmoi të hënën se ai do të jetë pa golashënuesin e tij më të mirë për një muaj vijues.
“Sergio ka lëndim në këmbë. Mjeku nuk mund të thotë saktësisht se sa do të qëndrojë jashtë fushave, por mendoj se ai së paku për një muaj do të qëndrojë jashtë fushave,” ka thënë Pellegrini për mediat sot.
Në rast se Aguero mungon tërë muajin në vijim, atëherë ai do ta lë ekipin e tij pa atë në shtatë ndeshje, përfishirë këtu edhe vizitën në Liverpool më 26 dhjetor.