DERBI JUGLINDOR I FRANCËS

REUTERS
Marseille tregon karakter
15 December, 2013 @23:35
Pas humbjes në ndeshjen e parë të tij në detyrë si trajner i Marseille në Ligë të Kampionëve, Jose Anigo, i është falenderuar lojtarëve të tij për karakterin e treguar sonte në stadium Gerland ku i nxorrën një pikë Lyonit, në ndeshjen që konsiderohej e humbur për ata.
Lyon avancoi në pjesën e parë 2-0 me golat e Alexandre Lacazette (17’) dhe Bafetimbi Gomis (43’), por kundërpërgjigja e shpejtë nga Andre Pierre Gignac çoi skuadrat në pushim me epërsi minimale për Lyonin vendas.
E kur ndeshja shkonte kah fundi dhe fitorja i buzëqeshte Lyonit, Florian Thauvin i Marseille, nuk mendoi kështu. Ai shënoi 10 minuta pa përfunduar takimi për rezultatin përfundimtar të derbit të madh françez 2-2.
Rezultatet dhe tabela aktuale.