Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ATLETICO MADRID

Të pandalshëm

REUTERS

Të pandalshëm


15 December, 2013 @23:18

Diego Costa ka pranuar një top në mes të fushës rreth minutës së 60 të takimit sot ndaj Valencias dhe duke vrapuar shpejtë ka arritur që të hyjë në zonë dhe të shënojë para portierit dhe dy mbrojtësve kundërshtarë për t’ia dhënë epërsinë fillestare Atletico Madridit fantastik në ndeshjen interesante ndaj Valencias. 

E pas këtij goli, në fushë ishte vetëm një ekip. Atletico Madrid më pas shënoi edhe dy herë me anë të Raul Garcias e Diego Costas përsëri, i cili më parë kishte dështuar të shënojë edhe një penallti. 

Ekipi i Diego Simeones ka mposhtur ekipin e Miroslav Dukicit 3-0 në fund, përkundër se Valencia e serbit Dukic u mundua mjaft në pjesë të parë e në vazhdim. 

Por uragani Simeone, që këtë muaj u zgjedh edhe trajneri më i mirë i stinorit të kaluar në Spanjë, nuk ka të ndalur dhe me hapa të sigurta po vazhdon të ndjek Barcelonën në krye të tabelës. 

Rezultatet dhe tabela aktuale.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga