LIVERPOOL

Poshtërojnë Tottenhamin
15 December, 2013 @20:37
Luis Suarez inspiroi Liverpoolin në fitoren e thellë 5-0 ndaj Tottenham Hotspur në ëhite Hart Lane. Kjo ka qenë humbja më e thellë e Tottenhamit që nga dhjetori i vitit 1997 kur u patën mposhtur 1-6 nga Chelsea.
Tottenham ishte i tmerrshëm sot, në ditën kur edhe braziliani Paulinho u ndëshkua me të kuqe pasi që ngriti këmbëm shumë lartë ndaj Suarezit pas minutës së 60-të.
Ky rezultat i thellë vetëm se do të shtojë presionin ndaj trajnerit të londinezëve, Andre Villas Boas, pasi që pas humbjes 6-0 ndaj Manchester Cityt tash edhe Liverpooli.
Suarez ka qenë i pakapshëm sot duke ngritur në 17 golat e tij të shënuar këtë stinor. Sa për krahasim Tottenhami ka shënuar komplet këtë stinor 15 pikë!
Përveç dy golave të Suarezit, edhe Jordan Henderson, Jon Flanagan dhe Raheem Sterling kanë shënuar në fitoren që e çoi Liverpoolin në vendin e dytë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.