KAMPIONATI BOTËROR I KLUBEVE

REUTERS
Lippi vs Guardiola
14 December, 2013 @20:53
Strategu i njohur italian, Marcelo Lippi, me ekipin e tij kinez, Guangzhou Evergrande, ka arritur të sigurojë gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror të Klubeve ndaj Bayern Munchenit të Pep Guardiolas.
Ekipi i tij ka arritur fitore sot ndaj egjiptianëve të Al-Ahlyt 2-0 me anë të golave latinoamerikne. Kanë qenë braziliani Elkeson (49’) dhe argjentinasi Dario Conca (67’) që kanë shënuar në fitoen e ekipit të italianit.
Sot ka qenë dita e parë e Kampionatit Botëror të Klubeve, ku kampionët e kontinenteve tjera luajnë në mes veti për të përcaktuar dy gjysmëfinalistë që do të ndeshen me kampionin europian dhe atë latinoamerikan.
Kështu, Bayern do të ndeshet me 17 dhjetor me ekipin e Lippit, derisa Atletico Mineiro do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Raja Casablanca (MAR) - Monterrey (MEK).
Kampionati botëror i klubeve këtë vit po mbahet në Maroko të Afrikës veriore.