BIANCOCELESTI

REUTERS
Lazio më në fund fiton
15 December, 2013 @16:58
Skuadra ku luajnë Lorik Cana e Etrit Berisha, Lazio, i është kthyer sot fitoreve në Serie A. Lazio ka arritur të mposhtë me rezultat 2-0 Livornon.
Të dyja golat për Lazion i ka shënuar sulmuesi veteran i Gjermanisë, Miroslav Klose, duke e përfunduar heret punën dhe dilemën e fituesit të ndeshjes.
Lorik Cana ka luajtur nga fillimi i ndeshjes, por është zëvendësuar në fillim të pjesës së dytë, derisa Etrit Berisha nuk ka qenë as në bankën rezervë të tyre, ku qëndronte i riu shqiptar, Thoma Strakosha.
Me këtë fitore Lazio është ngritur në pozitën e tetë të tabelës duke i mbledhur 20 pikë, sa ka edhe Genoa një vend më poshtë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.