Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NEYMAR

Me 2 gola sjell fitoren

Me 2 gola sjell fitoren


14 December, 2013 @22:03

Sulmuesi brazilian i Barcelonës, Neymar, është duke e konfirmuar veten si futbollist kryesor i katalonasve në mungesë të Lionel Messit të lënduar. 

Ai ka shënuar dy herë sonte në fitoren e Barcelonës ndaj Villarealit në Camp Nou. Dygolëshi i tij ka ardhur menjëherë pas tregolëshit të shënuar në mesjavë ndaj Celticut në Ligë të Kampionëve. 

Neymar i ka dhënë avantazhin Barcelonës me golin nga penalltia në minutën e 30-të të ndeshjes, derisa kur Mateo Musacchio barazoi në fillim të pjesës së dytë (48’), ai ia solli klubit të tij përsëri epërsinë në minutën e 68-të të ndeshjes. 

Barcelona ka mundur të shënojë fitore edhe më të thellë po të ishin më të vëmendshëm Neymar e Pedro Rodriguez në disa raste. 

Barcelona me këtë fitore të rëndësishme ndaj Villarealit, ka ngritur epërsinë në tre pikë ndaj Atletico Madridit që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, derisa tashmë qëndron 5 pikë para Real Madridit në vendin e tretë. 

Rezultatet dhe tabela aktuale.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga