HOTSPUR

REUTERS
Përjashtohet Villas-Boas!
16 December, 2013 @12:48
Humbja poshtëruese e pësuar dje nga Liverpooli, ka qenë më e keqja për ekipin nga White Hart Lane si vendas në 16 vitet e fundit, duke e lënë Tottenhamin në vend të shtatë të Premier League, tetë pikë prapa liderit Arsenal.
Portugezi Villas-Boas që erdhi në krye të ekipit të londinezëve në korrik të vitit 2012 nuk ka arritur të kalojë presionin e radhës, pas disfatës së lartë edhe nga Manchester City javë më parë.
“Klubi njofton se marrëveshja është arritur për ndërprerje të kontratës dhe të shërbimeve me trajnerin Andre Villas-Boas,” ka thënë njoftimi në faqen zyrtare të Tottenhamit pak më parë.
“Vendimi është marrë për interesin e dy palëve,” shkruante më tej njoftimi.
Manchester City kishte mposhtur Tottenhamin 6-0 më 24 nëntor, derisa humbja si vendas dje ndaj Liverpoolit, ka qenë e pagëlltitshme për krerët e klubit dhe Villas-Boasit i kanë dëshiruar sukses në karrierë tjetërkund.