VALENCIA

REUTERS
Valencia ndërron trajnerin
16 December, 2013 @21:46
Ish trajneri i Serbisë, Miroslav Djukic, është larguar nga Valencia për shkak të rezultateve të dobëta të tij me ekipin këtë stinor në La Liga.
Humbja e mbrëmshme 3-0 ndaj Atletico Madridit, ka qenë kapak për kryesinë e lakuriqëve që kanë vendosur të ndërprejnë kontratën me ish futbollistin e njëkohshëm të tyre.
Drejtuesit e klubit kanë bërë të ditur se përkohësisht në vendin e tij do të jetë Nico Estevez, trajneri i ekipit B të Valencias.
Djukic si trajner ka bërë emër duke e sjellë Valladolidin e Valdet Ramës në La Liga stinorin e kaluar dhe e ka mbajtur atë në elitë. Ndërsa si lojtar ai mbahet në mend për penalltinë e dështuar në ndeshjen e fundit të Deportivo La Corunas të stinorit 1993/94, duke ia dhuruar titullin e kampionit Barcelonës.
Valencia gjindet në pozitën e nëntë të tabelës së La Ligas, me 20 pikë pas 16 xhirove, gjashtë pikë më pak se një vend që dërgon në Europë.