Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOPI I ARTË

Maradona përkrah Cristiano Ronaldon

Maradona përkrah Cristiano Ronaldon


17 December, 2013 @15:28

Argjentinasi Diego Maaradona, që ka qenë i njohur për përkrahjen ndaj bashkëkombasit të tij Lionel Messi, këtë vit ka ndërruar mendje. 

Ai mendon se këtë vit Topin e Artë e meriton rivali i Messit, Cristiano Ronaldo. 

“Leo Messi ka qenë për shumë kohë i lënduar këtë stinor. Cristiano Ronaldo do të duhej të fitonte Topin e Artë,” ka thënë Maradona për Le Buteur, transmeton kanali televiziv Eurosport në lajmet e sotshme. 

Përfoljet e mëdha lidhur me fituesin e Topit të Artë të këtij viti do të vazhdojnë deri në ditën e ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve. FIFA dhe France Football kanë përcaktuar listën e ngushtë të fituesve potencial të Topit të Artë dhe në këtë luftë janë: Franck Ribery i Bayern Munchenit, Cristiano Ronaldo i Real Madridit dhe Lionel Messi i Barcelonës. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga