BAVARIA

REUTERS
Bayern shfrytëzon gabimin e Dortmundit
9 November, 2013 @17:59
Bayern Munchen ka ngritur epërsinë në krye të tabelës së Bundesligës ndaj kundërshtarit më të madh për titull, Borussia Dortmund.
Kjo, pasi ‘bavarezët’ kanë arritur fitore komode sot ndaj Augsburgut në Allianz Arena 3-0, derisa Borussia Dortmund është mposhtur 2-1 në mysafirllëk te ëolsburgu.
Ka qenë Ivica Olic, sulmuesi kroat, i cili me një gol maestral ka arritur të mposht Roman Weidenfellerin për epërsinë 2-1 dhe fitoren e ekipit të tij. Dortmundi kishte arritur epërsinë në fund të pjesës së parë me gjuajtjen e lirë, të ekzekutuar nga Marco Reus, derisa Wolfsburgu barazoi me Ricardo Rodriguezin.
Edhe Schalke ka arritur sot një fitore të rëndësishme ndaj ëerder Bremenit. Ka qenë ish mesfushori i Milanit, Kevin Prince Boateng, që ka bërë rikthimin në ndeshje të ekipit të tij për të fituar në fund 3-1. Boateng shënoi dy golat e para për Schalken.
‘Aspirinët’ e Leverkusenit sot në saje të jugkoreanit Heung Min Son që shënoi hat-trick, kanë dhënë spektakël ndaj Hamburgut në fitoren me goleadë prej 5-3.
Rezultatet dhe tabela aktuale.