E DHJETA

BOROZANI/Arkiv
S’ka gjasa të mposhtet Drenica
9 November, 2013 @16:26
Drenica me barazimin e tretë me radhë, ka arritur që të ngrit në 10 ndeshjet pa humbje në Superligë. Atyre sot pikën e vlefshme u ka sjellë Liridon Behrami në minutën e 60-të i cili ka arritur të nivelizojë rezultatin e ndeshjes.
Trepça’89 kaloi në epërsi e para. Ka qenë sulmuesi më i mirë i tyre, Kastriot Rexha, i cili ngriti mitrovicasit në epërsi në fillim të takimit me golin e shënuar në minutën e 11-të.
Me këtë barazim, Drenica ka kaluar në vendin e tretë të tabelës duke e ulur Prishtinën për një vend më poshtë, deri nesër. E Trepça’89 ka vazhduar të mbetet në kërkim të rezultateve pozitive duke mbetur në vendin e tetë të tabelës.
Drenica këtë seri të rezultateve pozitive ia nisi prej momentit kur Afrim Jashari erdhi në krye të ekipit si trajner. Ai kishte zëvendësuar Fadil Ramën në krye të shtabit teknik, pas xhiros së pestë të Superligës.
Rezultatet dhe tabela aktuale.