BAYERN MUNCHEN
Bayerni ashpër kundër mediave
19 October, 2018 @18:39
Sot, shefat e Bayern Munchenit kanë konfirmuar përkrahjen për trajnerin e ekipit, Niko Kovac, përkundër se në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat nuk ka shënuar fitore dhe kanë reaguar ndaj mediave për raportim mosrespektues.
Kampionët e Gjermanisë, që kanë fituar gjashtë titujt e fundit në Bundesligë, por janë të gjashtit aktualisht në renditjen tabelare, luajnë ndaj Wolfsburgut të shtunën më 19 tetor, duke ditur se çdo rezultat tjetër përpos fitores do t’i fut edhe në krizë më të thellë.
Sidoqoftë, kryetari Uli Honess dhe shefi ekzekutiv Karl-Heinz Rummenigge i kanë akuzuar mediat për raportim fyes, mosrespektues dhe polemikal, duke i kujtuar ato se do të mund të marrin edhe rrugë legale për t’i dhënë fund çështjes.
“Kur lexoj për Manuel Neuerin, nuk kam fjalë. Më duhet t’ju kujtoj se Manuel është katër herë portieri më i mirë në botë. E njejta vlen edhe për Jerome Boatengun dhe Mats Hummelsin,” ka thënë Rummenigge.
“Nuk e di nëse ka ligje speciale për media, por këtë lloj raportimi nuk do ta pranojë më,” ka shtuar ai.
Brenda ditës, para kësaj konfernce, trajneri Niko Kovac kishte thënë se ekipit krejt që i nevojitet është pak fat, për t’i kthyer gjërat në rrugë të drejtë.