GRUPI F

REUTERS/Michaela Rehle
Bayerni feston me Shaqirin
5 December, 2012 @23:00
Bayern Munchen dhe Valencia e kaluan pa problem edhe ndeshjet e fundit grupore të tyre në Ligën e Kampionëve. Bayern shënoi fitore me rezultat të thellë ndaj BATE-s, 4-1, ku në listën e realizatorëve u shënua edhe emri i Xherdan Shaqirit. Mario Gomez, Thomas Muller dhe David Alaba ishin golashënuesit të tjerë për bavarezët, derisa për BATE-n golashënues i vetëm ishte Filipenko.
Kurse Valencias në ndeshjen të luajtur në Francë me Lille-in, i mjaftoi goli i vetëm i Jermaine Jonesit për fitoren minimale 1-0 dhe për kualifikim e tyre në Ligën e Kampionëve.
REZULTATET:
Bayern Munchen - BATE Borisov 4-1 (Gomez 22’, Muller 54’, Shaqiri 66’, Alaba 83’ - Filipenko 89’)
Lille - Valencia 0-1 (Jonas 36’)
TABELA:
1. Bayern Munchen 13p.
2. Valencia 13p.
3. BATE Borisov 6p.
4. Lille 3p.