Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LAZIO - BAYERN

Bayerni me një këmbë në çerekfinale

FOTO / UCL

Bayerni me një këmbë në çerekfinale


23 February, 2021 @23:02

Kampioni aktual i Ligës së Kampionëve, Bayern Munich, e mposhti bindshëm Lazion me rezultat 1-4.

Gjigandi gjerman pjesën e parë e mbylli me rezultat 0-3, me golat e Robert Lewandoskit 9’, Jamal Musiala 24’ dhe Leroy Sane 42’.

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 47’ Bayerni përmes autogolit të Francesco Acerbit, kaloi 0-4 në epërsi.

Lazio shënoi përmes Joaquin Correa 49’.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, në këtë ndeshje nuk u inkuadrua asnjë minutë në fushë.

Ndeshja e dytë në këtë duel do të luhet më 17 mars.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League