GRUPI D: ROSTOV - BAYERN
Bayerni ‘mërdhihet’ në Rusi
23 November, 2016 @19:58
Në takimin e parë të zhvilluar sonte në kuadër të xhiros së pestë të grupeve në Champions League, Bayerni është mposhtur nga Rostovi rus me rezultat 3-2.
Bavarezët, të cilët sonte e pësuan humbjen e dytë radhazi pas asaj ndaj Dortmundit në fundjavë, sonte ishte të hendikepuar pa disa lojtarë kryesorë dhe kjo bëri që nga Rusia të largoheshin me humbje, duke bërë kështu që nga Grupi D kryesues në fund të dalë Atletico, nëse ky i fundit e merr të paktën 1 pikë sonte ndaj PSV-së.
Bayerni ishte i pari që kaloi në epërsi me golin e Douglas Costas, mirëpo më pas rusët, duke shfrytëzuar edhe temperaturat ‘minus’, e kthyen lojën në favorin e tyre dhe u larguan me 3 pikë, për ta afruar kështu veten me një kualifikim të mundshëm në Europa League, si vendi i tretë i Grupit D.
Sipas të gjitha gjasave, Bayerni do të kualifikohet si vend i dytë i grupit, që nënkupton që në 1/8 e finales do të ketë kundërshtar më të vështirë.
FC Rostov vs Bayern Munich 3-2 All goals & Full… by footballTV