Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BBC SPORTS TEAM OF THE SEASON 19/20

BBC Sport shpall ekipin e sezonit në PremierLigë 2019/20

BBC Sport shpall ekipin e sezonit në PremierLigë 2019/20


8 May, 2020 @0:53

Sot BBC Sport ka shpallë 11-shen më të mirë të stinorit në Premier Ligë, përkundër se deri në fund të stinorit aktual kanë mbetur edhe nëntë xhiro për tu zhvilluar.

Dominon totalisht në këtë ekip Liverpooli me shtatë lojtarë nga 11, derisa dy lojatarë kanë depërtuar nga Manchester City, një nga Leicester City dhe një befasisht nga Manchester United, pasi që ai arriti në janar por bëri ndikim të madh.

Premier League është duke e shikuar mundësinë për të vazhduar stinorin aktual në mënyrë të rregullt, natyrisht pa tifozë dhe me mundësinë e zhvillimit të ndeshjeve në terrene neutrale.

Në shtrimin fushor 4-4-3 në ekipin e stinorit të Premier Ligës janë renditur:

PORTIER: Alisson (LIVERPOOL)

MBROJTËS: Arnold (LIVERPOOL), Van Dijk (LIVERPOOL), Soyuncu (LEICESTER), Robertson (LIVERPOOL)

MESFUSHORË: De Bruyne (MAN. CITY), Henderson (LIVERPOOL), Fernandes (MAN. UNITED)

SULMUES: Salah (LIVERPOOL), Aguero (MAN. CITY), Mane (LIVERPOOL).

BBC Sports Team of the Season 2019 20


 
Të gjitha lajmet nga Premier League