Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VILLARREAL - BAYERN MÜNCHEN

Befasi në Spanjë, Bayerni mposhtet nga Villarreali

Befasi në Spanjë, Bayerni mposhtet nga Villarreali


6 April, 2022 @22:55

Befasi në Spanjë!

Atë që pak e pritën, sonte e bëri Villarreali! Skuadra spanjolle arriti ta mposhtë 1-0 Bayernin e Mynihut, për të shkuar kështu në ndeshjen e kthimit në Gjermani me epërsi minimale.

Falë golit të Danjumas në minutën e 8’, Villarreali e mbylli pjesën e parë në epërsi ndaj Bayernit. Në fakt, spanjollët shënuan edhe një gol tjetër në minutën e 41’, por për fatin e mirë të Bayernit, goli u anulua me ndihmën e sistemit VAR.

Gol për Bayernin nuk pati as në pjesën e dytë, ndonëse u shtua pak presioni ndaj spanjollëve. Kështu, ndeshja u mbyll 1-0 për Villarrealin dhe tashmë Bayerni përmbysjen e kualifikimin do të duhet ta kërkojë në ndeshjen kthyese në Gjermani.

Ndeshja e kthimit në Gjermani luhet më 12 prill, ndërsa kujtojmë që fituesi nga ky duel çerekfinal në gjysmëfinale luan me fituesin e duelit Benfica vs. Liverpool.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League