NABY KEITA
Befasohet gjatë prezentimit
27 June, 2018 @15:58
Që prej largimit të Steven Gerrardit nga ekipi në vitin 2014, askush nuk ka veshur fanellën me numër tetë te Liverpooli.
Naby Keita, guineani 23 vjeç, që erdhi nga Leipzigu është prezentuar sot si lojtar i Liverpoolit para mediave ndërsa në shpinë ka mbajtur fanellën me numër 8.
“Ka qenë ditë e jashtëzakonshme për mua. Ai [Gerrard] më dha fanellën me numër tetë. Çka ndodhi, ka qenë befasi, që nuk e kam pritur aspak,” ka thënë Keita për faqen zyrtare të Liverpoolit sot.