NAPOLI

REUTERS
Behrami mund të operohet
10 January, 2014 @20:49
Klubi i Napolit ka konfirmuar sot se mesfushori i tyre, Valon Behrami, do të konsultohet edhe më lidhur me lëndimin e tij.
Behrami që po vuan nga një lëndim në shputë të këmbës pritet që të kthehet pas gjashtë javëve, mirëpo Napoli mendon se ai do të duhet të konsultohet edhe njëherë me një specialist ndërkombëtar për të shikuar nëse duhet të hyjë në operacion ose jo.
Behrami që ka pasur 20 paraqitje me Napolin këtë stinor, ka pësuar një lëndim para gati një muaji dhe ende nuk po mund të rikthehet.