REAL MADRID

REUTERS
Pa telashe ndaj Osasunës
9 January, 2014 @23:35
Pa shumë telashe, Real Madrid ka arritur të shënojë fitore ndaj Osasunës në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Kupës së Mbretit, të luajtur sonte në Santiago Bernabeu.
Karim Benzema në pjesën e parë dhe talenti 20 vjeçar që gjithnjë e më shumë po vjen në shprehje, Jese Rodriguez në pjesën e dytë, kanë shënuar nga një gol për t’ia dhënë fitoren e padiskutueshme madrilenëve.
Real Madrid tashmë do të ketë shumë më të lehtë ndeshjen e kthimit, pas këtyre dy golave epërsi të arritura sonte, derisa kundërshtari dukej i painteresuar për lojë, duke mos arritur të krijojë thuajse asgjë gjatë gjithë ndeshjes.
Përndryshe, Carlo Ancelotti, nuk ka vënë në pikëpyetje asgjë para ndeshjes së sontme pasi që ka futur gati 11-shen më të fortë të tij përfshirë këtu Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Luka Modric, Illaramendi, Sergio Ramos, Pepe, etj.