SHQIP NË BOTË
Behrami pensionohet nga përfaqësuesja
7 August, 2018 @13:57
Pas 13 viteve si anëtar i rregullt i saj, më në fund Valon Behrami ka vendosur të pensionohet nga përfaqësuesja e Zvicrës.
Mesfushori me prejardhje nga Mitrovica gjatë këtyre viteve ka zhvilluar gjithsej 83 paraqitje për Zvicrën dhe ka shënuar 2 gola, duke qenë pjesë e rregullt e formacionit startues si në kualifikime, ashtu edhe në garat madhore.
Sa i përket futbollit të klubeve, momentalisht Behrami është pjesë e Udineses në Serie A-në italiane.