GJAKOVË
Edhe një brazilian te Vëllaznimi
6 August, 2018 @12:48
Vazhdon ardhja e brazilianëve të Vëllaznimi!
Klubi gjakovar, që sezonin e ri do të garojë në Ligën e Parë, ka bërë të ditur transferimin e brazilianit Chistopher Lambert Almeida Gomes, i cili luan në rolin e mesfushorit ofansiv.
Gomes, 23-vjeçar, do të jetë braziliani i tretë i Vëllaznimit në sezonin që vjen, pas dyshes Santana - Da Silva, e cila u zyrtarizua javë më parë.