PËRFAQËSUESJA
Mërgimtarët e talentuar, shënjestër për Kosovën
Nga BalkanInsight
6 August, 2018 @16:01
Pak para fillimit të Ligës së Kombeve, përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka për synim që në radhët e saj të ‘rekrutojë’ lojtarë nga top ligat evropane, lojtarë që janë me origjinë kosovare dhe mund ta zgjedhin Kosovën si shtetin e tyre.
Meritan Shabani (Bayern), Mërgim Berisha (Magdeburg), Elvis Rexhbeçaj (Wolfsburg) dhe Florent Hadëgjonaj (Huddersfield) janë lojtarët me të cilët zyrtarët e FFK-së janë duke negociuar për të qenë pjesë e përfaqësueses së Kosovës në të ardhmen, ka bërë të ditur BalkanInsight, ndërsa Eroll Salihu, sekretari i FFK-së, ka deklaruar që Federata po punon vazhdimisht në këtë aspekt, si për t’i bindur lojtarët e lartpërmendur, por edhe lojtarë të tjerë nga top ligat evropiane.
LIGA E KOMBEVE - GRUPET DHE ORARI
Sa i përket Ligës së Kombeve, Kosova ndodhet në Grupin D3 të Ligës D, bashkë me Azerbajxhanin, Ishujt Faroe dhe Maltën.