Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA SHKUPI

Bejtullai: Të gjithë maksimumin drejt evropianit

Foto: sportmedia

Bejtullai: Të gjithë maksimumin drejt evropianit


6 October, 2020 @14:07

Qendërmbrojtësi i Maqedonisë Veriore, Egzon Bejtullai, që luan për Shkëndijën ka folur për mediat shkupjane para ndeshjes ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se po kërkojnë evropianin dhe të gjithë do të japin maksimumin për të kaluar pengesat e mbetura.

“Pres që të kompletohemi si ekip sot dhe të jemi të kompletuar për përballje ndaj Kosovës. Si unë, ashtu edhe të gjithë të tjerët kërkojmë kualifikimin në evropian. Besoj se të gjithë do të japim maksimumin për të arritur aty. Kemi respekt për Kosovën, por qëllimi ynë është fitorja. Kemi ekip të mirë, luajmë bashkë për kohë të gjatë dhe besoj që do t’ia arrijmë evropianit,” ka thënë ai për Sportmedia.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani