WENGER KONFIRMON

REUTERS
Bendtner mungon ‘me javë’
1 January, 2014 @21:53
Sulmuesi danez i Arsenalit, Nicklas Bendtner, do të mungojë ‘me javë’ në fushat e gjelbëra. Lëndimin e tij e ka konfirmuar Arsene Wenger pas ndeshjes së fituar sot, pikërisht me golin e danezit, i cili u fut në lojë dhe shënoi gol dy minuta para fundit të takimit.
“Tanimë s’kemi qendërsulmues. Ai do të mungojë me javë, ashtu duket, saktë s’e di,” ka thënë Wenger për reporterët pas fitore së sotme në Emirates.
Arsenal është duke e udhëhequr klasifikimin në Premier League me një pikë më shumë se Manchester City dhe dy më shumë se Chelsea, ndërsa mediat angleze tanimë kanë filluar hulumtimin nëse Wenger do të kërkojnë një qendërsulmues brenda afatit kalimtar të janarit.