THE GUNNERS

REUTERS
Ruajnë qetësinë dhe fitojnë
1 January, 2014 @18:04
Skuadra e Arsenalit ka treguar përmbajtësi dhe qetësi të madhe në ndeshje ndaj Cardiff Cityt sot. Përkundër se goli nuk vinte, ndërsa Manchester City kishte fituar më parë, ata nuk panikuan dhe në fund shënuan fitore ndaj uellsianëve, 2-0.
Ka qenë zëvendësimi i qëlluar nga trajneri Arsene Wenger, i cili futi në lojë danezin Niklas Bendtner, në vend të gjermanit, Lukas Podolski - që ka rezultuar me gol dy minuta para fundit të takimit. E krejt në fund fitoren e vulos Theo Walcott, që po duket se është në formë të mirë në javët e fundit, prej se u rikthye në ekip.
Me këtë fitore Arsenal tanimë mund të pushojë i qetë për javën në vijim, pasi që në Premier League, do të qëndrojnë në vendin e parë së paku edhe dhjetë ditë derisa të zhvillohet xhiroja tjetër.
Rezultatet dhe tabela aktuale.