RONALDINHO

REUTERS
Më i miri i vitit 2013
1 January, 2014 @16:48
Përkundër moshës Ronaldinho vazhdon të impresionojë me lojën e tij dhe kjo gjë iu shpërblye me çmimin futbollisti i vitit 2013 në Amerikën Jugore.
Rezultati i votimeve të bëra nga e përditshmja uruguajane El Pais ka nxjerrë ish futbollistin e PSG, Barcelonës dhe Milanit, Ronaldinho të parin, para Neymarit dhe Maxi Rodriguezit.
Ronaldinho me Atletico Mineiron ka fituar për herë të parë Copa Libertadoresin në vitin 2013, ku klubi në saje të tij regjistroi suksesin historik dhe përkundër se nuk arriti në finale të Botërorit të klubeve në Maroko - Ronaldinho gjithsesi se impresionoi me lojë, duke u votuar më së shumti.