Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAL MADRID 3-1 PARIS

Benzema superior, me hat-trick eliminon Parisin

Benzema superior, me hat-trick eliminon Parisin


9 March, 2022 @22:58

Paris St Germain kishte epërsinë nga ndeshja e parë 1-0 dhe avancoi 0-1 në Santiago Bernabeu në pjesë të parë, përmes Kylian Mbappes, që u asistua në mënyrë briliante nga Neymar.

Mirëpo, në pjesë të dytë një shpërthim i jashtëzakonshëm i Real Madridit i dirigjuar nga Luka Modric në mesfushë dhe përfunduar pamëshirshëm nga Karim Benzema brenda 16-shes së parisienëve, ka bërë që mbretërit të shkojnë në çerekfinale të garës, duke i eliminuar parisienët 3-1 [Benzema 61, 76, 78 — Mbappe 39]

Benzema ka shënuar hat-trick për 17 minuta, ku pas kiksit të Donnarummas, dy herë gaboi edhe mbrojtësi i parisienëve Marquinhos, për t’ia lehtësuar punën francezit fatal, që nuk kurseu Gigi Donnarumman në portë.

Kështu, Paris St Germain eliminohet nga garat evropiane me sonte, me rezultat të përgjithshëm 3-2, ndërsa Real Madrid i bashkohet Man Cityt, Liverpoolit dhe Bayernit në cerekfinale të garës.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League