Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

METZ 1-1 DIJON

Bersant Celina 90min në barazimin e radhës për Dijonin

Bersant Celina gjatë ndeshjes së sotme iu kthye ekipit si startues dhe luajti për 90 minuta/ Foto: Dijon/tw

Bersant Celina 90min në barazimin e radhës për Dijonin


8 November, 2020 @17:09

Reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina, ka qenë startues dhe ka luajtur 90min për ekipin e tij Dijon sot, në përballjen si mysafir ndaj Metzit.

Dijon ka arritur të kalojë në epërsi në këtë përballje, por shpejt vendasit barazuan për përfundimtaren 1-1 [Yade 21 - Mama Balde 13].

Të dyja skuadrat dështuan të shënojnë nga një penallti përgjatë pjesës së parë të ndeshjes, e në pjesë të dytë gola më nuk pat dhe kështu ekipet ndanë pikët.

Barazimi, nuk e largon Dijonin nga fundi i tabelës në Ligue 1, të cilët kanë vetëm 4 pikë nga 10 ndeshje të zhvilluara. Metz, është në pozitën e tetë të Ligue 1.


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1