Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIDEBUTON SI STARTUES

Bersant Celina rikthehet, ekipi i tij fiton

Fotot: itfc.co.uk

Bersant Celina rikthehet, ekipi i tij fiton


19 September, 2021 @11:51

Mesfushori i Kosovës, Bersant Celina, i është rikthyer futbollit pas mungesës verore. Ai ka pasur disa probleme shëndetësore, të cilat tash duket të jenë të kaluara, ndërsa kosovari ka startuar për ekipin e tij, Ipswich Town.

Celina në stinorin e kaluar ka qenë pjesë e ekipit nga Ligue 1, Dijon.

Bersanti ka qenë edhe më parë pjesë e Ipswichit dhe tash rikthimi i tij ka qenë në ballinë të faqes zyrtare të klubit si dhe ridebutimi si startues aty.

Bersant Celina

Kombinimi i tij me Fraserin kanë çuar në rastin e parë, ndërsa pasimi i tij ‘revers’ ka futur në mundësi edhe Burnsin më pas, që nuk arriti të shënojë.

Kontributi i Celinës 25-vjeç në këtë ndeshje ka qenë 66 minuta, derisa Ipswich fitoi me rezultat minimal si mysafir në Lincoln, 0-1 [Bonne 30].

Ipswich garon në League One të Anglisë, që është kategoria e tretë e futbollit atje.

Në video, Bersantin e shihni me numër 43 në fanellën e Ipswich (të kaltërit).

Kujtojmë, Celina ka qenë pjesë e Ipswichit gjatë stniorit 2017/18 ku në 35 paraqitje ka shënuar shtatë gola, derisa ata garonin një kategori më lartë atëherë, Champioship.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League