MAN CITY
Bersanti në ekip, duke pritur debutimin
4 January, 2015 @15:20
Talenti kosovar Bersant Celina, në orët vijuese mund të përjetojë debutimin e madh te Manchester City.
Kjo, pasi që ai tashmë edhe zyrtarisht do të ulet në bankën rezervë të ekipit senior dhe do të jetë në pritje të ftesës potenciale të Manuel Pellegrinit për futje në lojë gjatë ndeshjes.
Joe Hart, Martin Demichelis, Gael Clichy, David Silva, Fernandinho dhe Samir Nasri - janë pranë Bersantit sot në bankë, derisa reprezentuesi kosovar ka marrë numrin 59 në fanellë.