LIVERPOOL
Përgjigjet e Gerrardit
3 January, 2015 @22:57
Kapiteni legjendar i Liverpoolit, Steven Gerrard, që njoftoi se stinori aktual do të jetë i fundit për ‘te si futbollist i këtij ekipi, ka realizuar një intervistë për faqen zyrtare të klubit në fjalë.
Ndërsa ndër përgjigjet më kyqe të botuara në Liverpoolfc.com janë 25 sosh. Ne po veçojmë vetëm disa nga ato:
“Realiteti është se do të jem 35 vjeç verën që vjen. Jam këtu moti, në këtë kompleks stërvitor vi nga mosha 8 vjeçare. Çdoherë e kam ditur se një ditë do t’i vie fundi kësaj dhe do të jetë vendim i vështirë. Vendimi ka ardhur,” është njëra nga përgjigjet e Steve G-së.
“Do të kisha dashur që ta takoja Brendanin (trajneri aktual i Liverpoolit, v.j.) kur i kam pasur 24 vjet, sepse sot do të flisnim për shumë tituj të fituar së bashku.”
“Gjëja më e mirë për këtë stinor do të ishte që të fitojë një trofe dhe ta lë ekipin brenda katërshes kryesuese të ligës.”
“Nga ana personale, është gjithmonë trofeu dhe medaljet - për mua. Njerëzit e kujtojnë këtë dhe për këtë ekziston klubi, histori dhe sukses.”
“Vështirë është që t’i ipet një mesazh tifozëve, por edhe unë ndihem njejtë. Kemi edhe pak kohë, por do të doja që të ecja me një trofe në Wembley ose në një stadium tjetër në fund të stinorit, një trofe për tifozët.”
Steven Gerrard pritet që karrierën ta vazhdojnë në ligën e futbollit amerikan, MLS, derisa përflitet për kalim të mundshëm te Los Angeles Galaxy.